Hoxhaj i bindur, ja kur hiqen vizat

Aktuale April 25, 2018 - 21:03
Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, një herësh edhe nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, është shprehur i bindur në lidhje me liberalizimin e vizave.

Hoxhaj thotë se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndodh këtë vit, eventualisht në fillim të vitit tjetër.

Sipas Hoxhajt gjithçka do të qartësohet muajin e ardhshëm ose në qershor

“Besoj se gjithçka do të qartësohet në muajin qershor ndërsa a mund të udhëtojmë pa viza në dhjetor për Krishtlindje apo mund të udhëtojmë pa viza në janar është çështje jo shumë relevante”, ka thënë Hoxhaj në T7.

“Fundi i vitit 2018 apo fillimi i vitit 2019 defakto qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza drejt Europës’, tha Hoxhaj.