Vuçiq: Çështja e Kosovës duhet zgjidhur

Aktuale April 25, 2018 - 20:55

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë së çështja e Kosovës është më e rëndësishmja për Serbinë. Sipas tij, nëse nuk gjendet zgjidhje për Kosovën, Serbisë do t’i pengohet hyrja në BE.

Ai ka thënë se është e rëndësishme të arrihet një kompromis.

Gjatë një konference të përbashkët me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, presidenti serb përsëriti se mund të pranojnë zgjidhjen e një kompromisi por nuk mund të pranohet poshtërimi i Serbisë, përcjellë lajmi.net.

Vuçiq ka theksuar se Serbia ka përmbushur gjithçka nga marrëveshja e Brukselit.

“Ne nuk duhet të jemi të verbër duhet të kuptojmë se çfarë po ndodh rreth nesh. Nëse ne i mbyllim syt atëher fëmijët tanë nuk do të kenë të ardhme”.

Tutje, Vuçiq ka treguar se në takim është biseduar edhe për autostradën Nish-Prishtinë duke shtuar se nuk ka hequr dorë nga ideja e ndërtimit të saj edhe pse disa kanë thënë se është e panevojshme./Lajmi.net/