Motra e Artit: Më vjen keq që nuk e kam mbrojtur më shumë

Aktuale April 25, 2018 - 17:25
Flet motra e Art Kurtit, Mirjeta

Mirjeta Kurti, motra e aktorit Arti Kurtit, i cili është gjetur i vdekur gjatë ditës së djeshme ka folur në mbledhjen komomorative të aktorit që është organizuar nga Komuna e Gjakovës.

Ajo e emocionuar ka kërkuar që të gjithë të lutën për Artin, teksa ka kujtuar edhe momente gjatë jetës së tyre së bashku.

“Kur ka lind Arti kam pas gjashtë vjet e gjysmë që nga momenti jam kujdesur gjithçka për të… Çdo gjë që e kemi bë me e gëzua nënën, babën dhe vëllezërit e kemi bërë bashkë duke u mundu. Kemi jetuar bashkë jemi përla dhe mua më ka vdekur krahu im i djathë”.

LEXO EDHE: Gjini për vdekjen e Art Kurtit: Duhet t’i ndihmojmë njëri-tjetrit kur është në zor

“Mua më vjen keq që nuk e kam mbrojtur më shumë, më vjen keq që nuk kam ditur ta mbrojë më shumë prej seneve që i paska pas apo prej gjërave që e paskan mundu. Kisha dashtë që të gjithë me u lutë për shpirtin e tij”,  ka përfunduar ajo.