Sherifi: Janë vetëm dy mënyra për të shkuar në zgjedhje

Aktuale April 25, 2018 - 15:58

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Sovialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se ekzistojnë vetëm dy mënyra për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, raporton zeri.info.

E para sipas tij, është me anë të një marrëveshjeje politike, kurse e dyta- me anë të mocionit.

“Kushdo që beson se është shumë i fuqishëm dhe se pa të vendi nuk shkon në zgjedhje, e ka gabim. Ne nuk mendojmë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje, konsiderojmë se qeveria vetëm sa ka filluar punën dhe i duhet kohë.

Kushdo që i ka 61 numra, le t’ia qet provën”, ka theksuar Sherifi.

Ndërkohë, takimi i thirrur nga LDK ka përfunduar pa ndonjë dakordim për zgjedhje të parakohshme./Zeri