Sejdiu pas takimit: U dakorduam për dy gjëra

Aktuale April 25, 2018 - 15:57

Shefi i Grupit Parlamentar të GDP-së, Dardan Sejdiu, duke folur pas takimit me partitë politike, ka thënë se pjesëmarrësit e takimit janë marrë vesh vetëm për dy gjëra. 

“Sot janë dakorduar dy gjëra: e para që të kemi takime të tilla, e dyta: që këto takime të organizohen me rotacion nga secili subjekt parlamentar. Kjo besoj që është një hap përpara”, deklaroi ai.

 Sejdiu tutje, u shpreh i vendosur se takimet e tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

 “Unë jam i bindur që këto takime do të vazhdojnë, u diskutuan pak a shumë qëndrimet e subjekteve mbi temat që po konsiderohen si të mëdha”, shtoi ai. 

Ndërkohë, për dallim prej Agim Veliut, kryesues i takimit, i cili tha se nuk është diskutuar për zgjedhje, Sejdiu e pohoi të kundërtën.

 “Në takim u diskutua edhe për zgjedhje, qëndrimi ynë është i thjeshtë: kemi edhe qeveri që ka telashe me numra, edhe opozitë që nuk i ka numrat”, theksoi ai./Zeri