Krasniqi: Nuk kemi nevojë për zgjedhje të parakohshme

Aktuale April 25, 2018 - 15:42
Lexo detajet

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka konsideruar se nuk është e nevojshme që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme ashtu siç po kërkon opozita, raporton “Zëri.info”.

LEXO EDHE: Përfundon takimi mes partive, nuk diskutohet fare për zgjedhjet

“Nuk kemi nevojë e as hapësirë për zgjedhje të parakohshme. Ky është qëndrimi i PDK-së. Por në anën tjetër nëse partitë arrijnë ta bëjnë shumicën që ta çojnë vendin në zgjedhje, ne jemi të gatshëm. Qëndrimi ynë është i qartë, mendojmë që duhet te ketë reformë zgjedhore, nuk mendojmë se duhet shkuar në zgjedhje. Pastaj reforma mund të marrë kohë dhe këto tema që diskutuam mund të marrin kohë dhe pastaj të shkohet në zgjedhje brenda afatit kushtetues”, deklaroi Krasniqi pas takimit me partitë politike.

Ndërkohë, bëri të ditur se edhe PDK do të organizojë të tilla takime. /Zeri

Image