Baftiu: Barnat me çmim 1 euro, pacientët i kanë blerë 22 euro

Aktuale April 25, 2018 - 11:58
Detajet

Anëtarja e Komisionit për Shëndetësi, Besa Baftiu tha se pacientët kanë blerë barna me çmime shumë më të shtrenjta, raporton zëri.info.

Do të diskutojm dhe do të dalim me një mendim. Jemi vendi i vetëm që nuk e ka të rregulluar këtë çështje. Është keqpërdorur buxheti i Kosovës dhe i qytetarëve.

 Pacientët kanë blerë barna që kanë cmimin 1 euro me cmim 22 euro. Kjo është një iniciativë e mirë dhe do ta përkrahim sepse është në të mirën e qytetarëve dhe pacientëve", tha ajo. 

Baftiu: Barnat me cmim 1 euro,pacientët i kanë blerë 22 euro Ndërsa, Arianit Jakupi këshilltar në projektin Kosovo Health tha se tani ka një punë konkrete rreth rregullimit të çmimeve të barnave, raporton zeri.info.

 "Udhëzimi administrativ ka për cëllim të rregulloj cmimet e barnave, që të caktoj një maksimum qe mund ta paguaj një vend dhe të caktojkë cmimin fiks për rimbursim. Do të bëhet një krahasim me shtetet e rajonit që të ketë çmime të arsyeshme", tha ai. /ZËRI