Ismaili: Kosova rrezikohet nga kontrata me çmime të fryra të barnave

Aktuale April 25, 2018 - 11:34
Lexo detajet

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili në një tryezë diskutimi të organizuar nga Demokraci  Plus në lidhje me Draftin e Udhëzimit Administrativ për Përcaktimin e Çmimeve të Barnave dhe Pajisjeve Medicinale tha se  Kosova ka blerë barnat me çmimin më të lartë në rajon andaj sipas tij, MSH me këtë udhëzim synon ti jep fund abuzimeve me buxhet, raporton “Zëri.info”.

"Drafti ende nuk e ka marr formën e plotë, mirëpo ne vazhdojmë të kemi diskutime për shkak të rëndesis të madhe. Institucionet publike kanë blerë barna me çmimet më të larta në treg. Kjo na ka shtyrë që të anulojmë abuzimet me çmimet", tha ai.

Sipas tij, shëndetësia rrezikohet nga kontrata e tanishme e cila ka çmime të fryra.

"Në Evropë jemi rast shumë i rrallë. Ky mekanizëm për rregullimin e çmimeve është rregull dhe jo përjashtim.  Kjo është një nevojë që ne duhet ta arrijmë. Tani jemi në rrezik të një kontrate që ka çmime të fryra. Është e rëndësishme që të krijojmë një bazë për me ndryshuar këtë gjë", tha ai.

Ndërsa, Isuf Zejna, menaxher i programit në Demokraci Plus tha se rregullimi i çmimeve për barna dhe pajisje medicinale do të ndihmojë sektorin publik dhe atë privat.                      

"Është një udhëzim që ka për qëllim të rregulloj çmimet pasjeve dhe barnave. Ajo që na ka shtyrë të organizojmë këtë takim është fakti që kemi për herë të parë një bazë të tillë ligjore e cila do të ndihmoj sektorin publik dhe atë privat", tha ai./Zeri/