Hoxhaj: Kemi 5 tema të hapura që duhet të mbyllen

Aktuale April 25, 2018 - 11:30
Lexo detajet

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, Asociacioni i Komunave serbe, ushtria e Kosovës, agjenda e integrimeve evropiane, si dhe reforma zgjedhore janë pesë nga problemet që zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj i ka renditur si probleme të Kosovës që duhet të zgjidhen, raporton "Zeri.info".

"E kemi parë që javën e fundit ka pasur një debat në Kosovë që si të arrijmë koncezus për disa tema që e kanë bllokuar vendin. Por mendojmë që janë 5 temat që nëse zgjidhen ja mundësojnë Kosovës që të ec rrugës së BE-së. Është dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, Asociacioni i komunave serbe, ushtria, agjenda e integrimeve evropiane, si dhe Reforma zgjedhore", theksoi Hoxhaj.

LEXO EDHE: Apostollova: Duam më shumë progres në fushën e drejtësisë

Sipas tij nëse këto pesë çështje mbyllen, Kosova mund të ec para në rrugën drejt BE-së.

Ai gjithashtu tha se sheh vullnet që të zgjidhen konfliktet mes shteteve të Ballkanit Perëndimor.

"Në rajon ka një vullnet që të mbyllen konfliktet mes shteteve, duke përfshirë edhe Kosovën dhe Serbinë. Shoh vullnet edhe nga shtetet anëtare të BE-së që 2018 ta shndërrojmë në vit pozitiv", tha ai./Zeri