Apostollova: Duam më shumë progres në fushën e drejtësisë

Aktuale April 25, 2018 - 11:26
Lexo detajet

Shefja e Zyrës së BE-së, Natalia Apostollova duke folur për Strategjinë e Zgjerimit të BE-së të këtij viti tha se Kosova aty është përmendur si shtet i pavarur dhe kjo gjë duhet të shfrytëzohet pozitivisht nga Kosova raporton "Zeri.info".

"Kosova është një nga 6 partnerët që përmendet në mënyrë të jashtëzakonshme në këtë raport dhe përmendet si një shtet i pavarur. Kosova duhet ta shfrytëzoj ketë gjë që të bind edhe shtetet që nuk e kanë njohur ta njohin atë", theksoi Apostollova.

LEXO EDHE: Hoxha: Brenda këtij viti qytetarët do të marrin vizat

Ndërsa duke folur për Raportin e Progresit të BE-së për Kosovën tha se ky raport është udhërrëfyes për Kosovën, që bënë të qartë që rruga e Kosovës drejt BE-së nuk është e lehtë.

"Duhet të jemi real nuk do të ketë rrugë të shkurtra dhe kjo është një mundësi e hapur nëse më duhet të them se çfarë sjell raporti për Kosovën them se kjo sjell një pasqyrë paska të turbullt", tha ajo.

Apostollova mes tjerash ka përmendur si sukses të Kosovës të përmendur në raport kalimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e zi në Kuvend, por ka shtuar edhe se ky raport gjithashtu thekson shumë çështje të hapura për Kosovën.

"Në fushën e drejtësisë duam të shohim më shumë progres. Po ashtu Reforma në administratën publike duhet të i kushtohet rëndësi dhe ne do të rishikojmë të gjitha kriteret për këtë reformë. Mendoj që ekziston një momentum,  jam e kënaqur që platforma e re për Kosovën është duke u përgatitur dhe shpresoj që gjitha partitë të punojnë në këtë drejtim", tha Apostollova. 

Por pavarësisht kësaj ajo theksoi se rruga e Kosovës drejt BE-së nuk të jetë e lehtë por që BE mbetet e kushtuar që ta ndihmoj atë në këtë rrugë. /Zeri/