Thaçi flet për gazin lotsjellës në Kuvend

Aktuale April 25, 2018 - 10:19
Lexo detajet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi foli sot për gazin lotsjellës të hedhur në Kuvend muajin e kaluar nga Vetëvendosje, duke e cilësuar këtë ngjarje si akt që ka dërguar mesazh të gabuar për Kosovën në botë, raporton "Zeri.info".

"Kam besim të plotë që ditët e ardhshme dhe muajt e ardhshëm do të jenë vendimtare për të ardhmen e Kosovës. Kosova është storie suksesi por Viteve të fundit institucionet e vendit kanë funksionuar në një brishtësi, këtë rezultat e kemi parë edhe në Kuvend pamje që nuk kanë qenë gë pëlqyeshme në botë. Këto zhvillime të panevojshme që kanë dërguar një pamje vizuale tek vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën dhe ato që janë kundër saj", tha Thaçi.

Ai shtoi se vetëm po të i shikojmë pamjet që janë shfaqur nga gazi lotsjellës, shihet qartë se cilave media botërorë ju kanë konvenuar këto pamje.

Këto komente Thaçi i bëri në konferencën "Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i Reformave, Bashkëpunimi Rajonal dhe Integrimi Evropian që po mbahet sot.

Mes tjerash Thaçi në këtë konferencë foli edhe për marrëveshjen përfundimtare mes Kosovë dhe Serbisë, marrëveshje kjo që sipas tij është më se e nevojshme.

"Unë mirëpres platformat që po prezantohen nga liderët politik sa i përket situatës aktuale në vendin tonë dhe mundësit e përpjekjeve për fazën finale mes Kosovës dhe Serbisë. Jam i bindur që një marrëveshje politike mes dy vendeve është më se e nevojshme sepse kjo e lehtëson të ardhmen e dy vendeve tona", tha Thaçi.

Ai tha edhe se BE nuk e don as Serbinë e as Kosovën pa i zgjidhur problemet ne mes vete./Zeri