Të rinjtë ia mësyjnë Policisë, kritikohet mosha (VIDEO)

Aktuale April 23, 2018 - 22:19

Konkursi për policë të Kosovës po ngjallë interesim të madh tek të rinjtë kosovarë.

Mosha është një prej kritereve më të rëndësishme në këtë konkurs, në të cilin të drejtë aplikimi kanë të rinjtë nga18 deri 30 vjeç.

Policia e Kosovës nuk kanë dashur të komentojnë më shumë rreth konkursit.

Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi vlerëson se kriteri i moshës do të duhej të ishte të paktën deri në 35 vjet. Sipas tij këtu është bërë diskriminim moshe.

Por, ndryshe mendon Shaban Tasholli nga Sindikata e Policisë së Kosovës.

Tasholli është shumë i kënaqur me interesimin e të rinjve për këtë konkurs Ai thotë se mosha 18 vjeç është e duhura për të filluar karrierën policore.

Nga ana tjetër, Ibishi thekson se Kosova është prej shteteve që ka Policinë me moshën mesatare më të vjetër në rajon

Konkursi për polic është i hapur deri më 10 maj.

Për më shumë ndiqeni kronikën në vazhdim: