Osmani thotë se ka deputetë të pozitës që do ta votojnë rrëzimin e qeverisë

Aktuale April 23, 2018 - 22:15

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani ka theksuar se partitë opozitare deri më tani i kanë 57 vota, dhe i duhen vetëm edhe katër vota për ta rrëzuar Qeverinë.

Ajo në RTV Dukagjini ka thënë se duhet të binden edhe 4 deputetë të tjerë për t’i arritur 61 vota.

“Duke diskutuar individualisht me disa deputetë nga pozita, jam e bindur se ka edhe prej tyre që do të votonin përfundimin e kësaj Qeverie”, ka shtuar Osmani.

Ajo ka theksuar se ka pakënaqësi të mëdha me këtë ekzekutiv, dhe se sipas saj, ka një vullnet të disa prej deputetëve të opozitës që t’i bashkoheshin mocionit.

Deputetja Osmani ka thënë se zgjedhjet në partinë e saj do të mbahen sipas kalendarit në vitin 2019 dhe se kjo çështje nuk është temë diskutimi në LDK.

Osmani nuk ka dashur të flas lidhur me kandidimin e saj të mundshëm për kryetare të LDK-së.

“Ne vitin 2019, kur do të mbahen zgjedhjet në LDK do ta kuptoni këtë. Atëherë kam shumëçka për të thënë”, tha ajo.