DioGuardi: Thaçi ia dha 2.3 milionë euro Bobe Dole-it vetëm për parathënien e librit

Aktuale April 23, 2018 - 12:41
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi, rajoni dhe bota...

Ish-kongresisti amerikano-shqiptar, Joe DioGuardi, ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi se e ka paguar 2 milionë e 300 mijë euro, ish-senatorin Robert Dole vetëm që t’i shkruaj parathënien e librit të tij, New State, Modern Stateman”, i cili është shkruar nga gazetarët britanikë Suzy Jagger dhe Roger Boys.

“Presidenti Thaçi pagoi 2.3 milion euro të taksapaguesve kosovarë për kompaninë e z. Dole vetëm që t’i shkruaj një parathënie të librit”, shprehet ai për Insajderi.

Kompania amerikane “Alston Bird”, që këshillohet nga ish-senatori Bob Dole i cili e mban epitetin ‘miku i madh i shqiptarëve’, kishte fituar tender 2 milionë e 300 mijë eurosh nga Qeveria e Kosovës.

Kontrata parashihte që kompania amerikane e përfaqësuar nga Bob Dole, të kryejë disa shërbime speciale për Presidencën dhe Qeverinë e Kosovës.

Kontrata parashihte po ashtu që kompania amerikane të bëjë sigurimin e informacionit të shpejt dhe cilësor, sigurimi e këshillave dhe analizave të ndryshme, identifikimi e zyrtareve ndërkombëtar vendimtar në strategjinë e lobimit dhe ndikimin mbi sektorë dhe zyrtarë me qëllim realizimin e interesave te Republikës së Kosovës.

Image