Për çka po përgatitet Serbia? Furnizohet me 4 avionë luftarakë (FOTO)

Aktuale April 23, 2018 - 11:18
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi, rajoni dhe bota...

Shteti i Bjellorusisë ia ka dhuruar Serbisë katër avionë luftarak “Mig-29”, të cilët pas një remonti do të modernizohen sipas modelit të njëjtë të 6 avionëve tjerë luftarakë që i janë dhuruar nga Rusia, ka deklaruar ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, transmeton “Zeri.info”.

Vulin ka shtuar se dhurimi i këtyre avionëve është pas një marrëveshje mes presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe atij bjellorus, Alekdandër Llukashenko.

LEXO EDHE: Fundjavë me bomba në veri të Mitrovicës

Ministri serb i Mbrojtjes ka bërë të ditur se për një vit Serbia do të ketë avionë të modernizuar “mig-29”, si dhe do të arrijnë helikopterët e parë “H-145M”, përcjell “Zeri.info”.

Ministri serb i Mbrojtjes ka potencuar se ekzistojnë tentime për shkeljen e hapësirës ajrore të Serbisë, të cilat siç ka thënë ai janë zbuluar dhe parandaluar. /Zëri/

Image

 

Image