Qeveria miraton planin për shqyrtimin e sfidave të Raportit të Progresit

Aktuale April 23, 2018 - 09:35
Lexoni më shumë detaje

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e cila është duke u zhvilluar ka miratuar planin aksionar për shqyrtimin e sfidave të Raportit të Progresit të Komisionit Evripian për Kosovën, raporton “Zeri.info”.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë që raporti i progresit ka pasur edhe mangësi dhe ato duhet të shikohen në mënyrë që të arrihet zgjidhje.

“Duhet të punojmë për mangësitë e raportit dhe për ta liruar rrugën drejt Bashkimit Evropian. Unë kam kërkuar nga ministrat që ti gjejnë mangësitë dhe të bëjnë veprime jo ti shikojnë vetëm anët e mira", ka thënë Haradinaj, raporton “Zeri.info”.

Ndërkaq Ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha ka bërë të ditur se në javën e ardhshme do të mbahet mbledhja e këshillit ministror lidhur me raportin e progresit.

“Në javën tjetër ne do të mbajmë mbledhjen e këshillit ministror të ministrisë së Integrimeve dhe ta shqyrtojmë raportin. Raporti nuk është vetëm i Qeverisë, por i të gjithë vendit", ka thënë Hoxha, raporton “Zeri.info”.

Ministri Mahir Yagcilar ka kërkuar koordim mes ministrive dhe ka propozuar që këta të fundit të mblidhen dhe të arrijnë një zgjidhje.

"Kjo çështje i takon gjithë ministrive andaj propozoj që të mblidhemi të gjithë dhe të arrijmë një zgjidhje", ka thënë ai.

Me rastin e miratimit të Planit Aksional për adresimin e sfidave të Raportit të Progresit, kryeministri Haradinaj, ka kërkuar nga ministrat që të gjithë ta marrin përgjegjësinë për të ndërmarrë vendime lidhur me përmirësimin e ngecjeve që i ka paraqitur raporti, raporton " Zëri.info".

Po ashtu në këtë mbledhje të Qeverisë u dakordua që mbledhja e këshillit ministror për Raportin e Progresit të mbahet javën e ardhshme. /ZËRI/

Më poshtë gjeni pikat e rendit të ditës së mbledhjes së Qeverisë:

Image