Droga po shitet në Kosovë edhe përmes postës

Aktuale April 22, 2018 - 20:32
Lexo detajet

Dilerët e drogës së fundi po praktikojnë një mënyrë të re të shit-blerjes së drogës, atë përmes dërgimit postar, raporton T7.

45- vjeçari nga Prishtina e mallkon gushtin e vitit 1988. Atë kohë ai krijoi një lidhje me një shtetase të huaj me të cilën nisi edhe bashkëjetesën, por dashuria ndaj saj devijoi dhe në këtë mënyrë atë e drejtoi drejt përdorimit të drogës.

Ndonëse vetëm 15 vjeç, ai provoi substancën e quajtur “heroinë”, një nga drogat më të rënda.

Dyshimet e para për gjendjen e tij, familja i shfaqi 5 vite pasi ai kishte nisur përdorimin e substancave narkotike.

Devijimin e tij, ai thotë se më së shumti e ka vuajtur familja. Ani pse ka qenë i martuar 4-herë radhazi ai e kishte të pamundur të krijojë një jetë normale.

Ani pse ka qenë i martuar katër herë radhazi, edhe më tej e ka të pamundur të krijojë një jetë normale.

19- vite më parë ai është bërë baba i një djali, por nuk ishte asnjëherë në gjendje  t’i ofrojë dashurinë e kujdesin e duhur.

I dëshpëruar nga rruga që mori, tash e sa vite ai kërkon shërimin, porse thotë se e ka të vështirë.

Derisa pendimi i tij provokon lotët, ai bënë lutje tek të gjithë që mos t’ia mësyjnë kësaj rruge pasi që është e pakthim.

“Nëse dikush e don jetën, familjen, nëse don me pas jetë normale duhet me qendru larg drogave. Jeta me droga është një jetë artificiale”. 

Prehje dhe një llojë ngushëllimi ai e gjeti edhe në qendrën rehabilituese për përdoruesit e drogës “Labirinthi”.

I pari i kësaj qendre, Safet Blakaj thotë se shqetësuese është rritja e përdoruesve të rinjë të drogës.

Sipas psikologes, Gentiana Kuqi- Tishukaj, janë disa arsye që munden me i nxitë të rinjtë drejt përdorimit të substancave narkotike.

Nga ana tjetër, psikiatri- Bujar Berisha thotë se shërimi i personave që kanë përdorur droga të ndryshme mund të zgjasë me vite, dhe suksesi i tyre varet nga gatishmëria e tyre për të qëndruar larg  substancave narkotike.

Ndërkohë që dilerët e drogës së fundi po praktikojnë një mënyrë të re të shit-blerjes së drogës, atë përmes dërgimit postar.

Ndryshe, vetëm gjatë vitit 2017 policia e Kosovës ka arritur të konfiskojë afër 2 mijë kilogramë drogë.

Në pranga kanë përfunduar rreth 1 mijë e 200 persona të dyshuar, ku tashmë prej tyre vuajnë edhe dënimet në burgjet e vendit.