Ky është parashikimi i motit për sot

Aktuale April 22, 2018 - 09:12
Këto janë temperaturat e ditës së sotme për vendin tonë

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

“Shtypja atmosferike mbetet e lartë, mbi vlerat e normales. Indeksi UV në kufijtë e rrezikshmërisë. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme, e lehë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Ndërkaq, sa i përket javës së ardhshme, IHMK-ja, ka bërë të ditur se do të ketë reshje të shiut, por temperaturat do të jenë të larta, përcjell “Zeri.info”.

“Në javën e ardhshme pritet të ketë reshje por temperaturat do të jenë të larta, mbi vlerat e mesatareve”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.