Aktuale

Ymeri tregon se a është më i mençur se Albin Kurti

Ymeri tregon se a është më i mençur se Albin Kurti
21 prill 2018 • 22 : 30

Lexo detajet


Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, tashmë deputet nga radhët e “Grupi i Deputetëve të Pavarur”, Visar Ymeri ka dhënë përgjigje në pyetjen se: a është më i mençur se Albin Kurti.

Ai ka thënë se tashmë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është më i mençur se ai.

“Me qenë i sinqert ai është më i mençur”, ka thënë Ymeri në Oxygen.

LEXO EDHE: Visar Ymeri tregon se si e fuste Vetëvendosja gazin lotsjellës në Kuvend

Një debat i tillë kishte filluar kohë më parë, ku deputeti tashmë i dalë nga Vetëvendosje, Frashër Krasniqi kishte thënë se Albin Kurti, nuk ka qenë personi më i mençuri në Lëvizjen Vetëvendosje.

Në atë kohë, Krasniqi kishte thënë se Glauk Konjufca është më i lexuar dhe më i mençur se Kurti.

© zëri.info