Aktuale

Visar Ymeri tregon se si e fuste Vetëvendosja gazin lotsjellës në Kuvend

Visar Ymeri tregon se si e fuste Vetëvendosja gazin lotsjellës në Kuvend
21 prill 2018 • 22 : 17

Lexo detajet

Ish-kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka qenë i ftuar në Oxygen ku ka folur për shumë tema, duke përfshirë edhe të kalurën e tij me Vetëvendosjen.

Tash anëtar i Grupit të Deputetëve të Pavarur, Ymeri ka rrëfyer për herë të parë se si deputetët arrinin ta fusnin brenda sallës së Kuvendit gazin lotsjellës, me të cilin pengoi shumë seanca dhe pamundësoi votimin e marrëveshjeve të rëndësishme.

Tha se ato i merrnin në rrugë kur Policia e Kosovës i gjuante në drejtim të tyre në protesta. Por kur u pyet se si i fusnin në Kuvend tha se në këpucë dhe në disa pjesë trupi ku sigurimi dhe Policia zakonisht nuk kontrollojnë.

“Ajo është e vogël, në këpucë e fusnim. Dhe kishte raste në pjesë trupi ku nuk kontrollojnë. Ato janë shumë të vogla”, tha Ymeri.

© zëri.info