Të rinjtë e Kosovës shumë të interesuar për t’u bërë policë

Aktuale April 21, 2018 - 21:21
Lexo detajet

Policia e Kosovës ka shpallur të hënën një konkurs për pranimin e zyrtarëve të rinj policor, i cili do të jetë i hapur deri më 10 maj.

Në këtë konkurs që do të zgjas më pak një muaj, sipas zyrtarëve të Policisë ka interesim të madh të të rinjve.

Në një përgjigje për Indeksonline nga zyra e Policisë së Kosovës thuhet se përderisa ky është një proces në vazhdim nëpër të gjitha rajonet policore edhe numri i aplikantëve ndryshon gjithnjë.

“Policia e Kosovës ka dhënë informacionet e nevojshme lidhur me kriteret dhe kushtet që duhet plotësuar për tu bërë pjesë e procesit, duke përfshirë edhe fushatat dhe spotin e publikuar për inkurajimin e femrave të të gjitha komuniteteve në Republikën e Kosovës”, thuhet në përgjigje.

Policia pret që në këtë konkurse sikurse në të kaluarit, të ketë interesim edhe të femrave.

“Bazuar edhe në konkurset e mëparshme dhe interesimit të vazhdueshëm, pritjet janë që një numër i konsiderueshëm i të rinjve nga të dy gjinitë do të aplikojnë për t’iu bashkangjitur Policisë së Kosovës, dhe për të gjitha këto do të njoftoheni me kohë”, thonë tutje në Policinë e Kosovës.

Ndërkaq, për të gjithë të interesuarit për konkurs,  në këtë link gjeni udhëzimet dhe kriteret për të konkurruar.