Nesër mbillen 800 drunj në Prishtinë

Aktuale April 21, 2018 - 19:24
Lexo detajet

Prishtina nesër shënon Ditën e Tokës Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se nesër do të shënohen Dita e Tokës në këtë komunë, me ç’rast do të mbillen 800 drunj.

Ahmeti ka ftuar qytetarët të jenë pjesë e aktiviteteve që do të mbahen për nder të kësaj dite.

“Nesër me 22 Prill, shënojmë Ditën e Tokës. Falënderojmë asambleistin Adrian Berisha që me një grup bashkëpunëtoresh ka arritur me i organizu dhjetëra organizata e biznese me i mbjell afër 800 drunjë për një ditë. Ju ftojmë që me vetiniciativa ta shënoni këtë ditë në lagjen tuaj. Si komunë sivjet do të mbjellim afër 5000 drunjë. E së shpejti me iniciativën që bashkërisht ti mbjellim 38 mijë drunjë për një vit. Faleminderit të gjithëve.

P.S. ju ftojmë të na bashkangjiteni me familjet tuaja në aktivitetet e ndryshme”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./21Media  

Image 
Image