Delawie: Respektimi i të drejtave të njeriut mjet për lumturinë njerëzore

Aktuale April 21, 2018 - 18:13
Lexo detajet

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, përmes rrjetit social "Twitter", ka shkruar rreth raportit të publikuar për të drejtat e njeriut, shkruan "Zëri.info". 

Ai ka shkruar se respektimi i të drejtave të njeriut është mjet për lumturinë njerëzore.

“Qeveritë që respektojnë të drejtat e qytetarëve të tyre mbeten mjeti më i mirë për prosperitet, lumturi njerëzore dhe paqe”, ka shkruar Delawie në Twitter.

Ai ka porositur që të lexohet raporti për të drejtat e njeriut i publikuar nga Departamenti i Shtetit.

Ky departament ka konstatuar se në Kosovë ka korrupsion dhe mungesë pavarësie të gjyqësorit.