Krasniqi: Thaçi ka shkelur Kushtetutën

Aktuale April 21, 2018 - 15:48
Ja cilin rast e ka përmendur ai

Anëtari i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Albert Krasniqi, ka kritikuar partitë politike në veçanti deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët nuk po ndërmarrin hapa për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese, shkeljet serioze të Kushtetutës nga ana e presidentit, Hashim Thaçi , transmeton “Zëri.info”.

LEXO EDHE: Vetëm 'Vetëvendosja' paguan borxhin e zgjedhjeve, partitë tjera mijëra euro borxh

Ndër shkeljet e Kushtetutës nga ana e presidentit Krasniqi ka përmendur mos emërimin e anëtarëve të KQZ-së, duke konsideruar kështu që ky komision është jo funksional për shkak se anëtarët e tij janë duke punuar pa mandat, transmeton tutje “Zëri.info”.

Ja postimi i plotë i tij:

Presidenti, në mesin kompetencave të përcaktuara me Kushtetutë, ka edhe:

- Garantimin e funksionimit kushtetuese të institucionave të përcaktaura me Kushtetutë; dhe

- Emërimin e Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

KQZ është institucion i pavarur kushtetuese. Kryetares dhe të gjithë anëtarëve të tjerë, tashmë iu ka përfunduar mandati. Presidenti ende nuk ka emëruar anëtarët e rinj.

Duke qenë se asnjëri prej anëtarëve të KQZ-së nuk ka mandat, ky institucion nuk është funksional.

Kësisoj, duke mos ushtruar kompetencat e tij (të emërimit të Kryetarit të KQZ-së), Presidenti ka shkelur Kushtetutën pasi ka penguar funksionimin kushtetues të KQZ-së.

Në këtë rast, do të duhej që të paktën tridhjetë deputetë t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për shkelje serioze të Kushtetutës nga ana e Presidentit./ ZERI