Paralajmërimi i Rakiqit për Asociacionin

Aktuale April 21, 2018 - 12:04
'Do të jetë më i fortë se Republika Srpska'

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore dhe President i Listës Serbe Goran Rakiq tha sot se përfaqësuesit e Listës Serbe gjatë qëndrimit të tyre në Vjenë dhe Berlin “iu kemi përcjellë që bashkësia e komunave serbe do të formohet në përputhje me marrëveshjen e Brukselit”.

“Bashkësia e komunave serbe duhet të formohet sa më parë që të jetë e mundur”, tha Rakiq për gazetarët në Mitrovicë.

Ai u tha shqiptarëve se bashkësia e komunave serbe (ZSO) nuk është një kërcënim për ndonjë komunitet tjetër, raporton “Beta”.

“Ne u kemi përcjellë bashkëbiseduesve tanë në Vjenë dhe Berlin se ZSO nuk do të jetë Republika Serbe por do të jetë më e fortë se Republika Sërpska në kuptimin ekonomik, do të sjellim investitorë, do të hapim vende të reja pune dhe do të forcojmë të gjitha dhjetë komunat me shumicë serbe”, tha Rakiq.