Sa katolikë ka vendlindja e kryeministrit Haradinaj

Aktuale April 20, 2018 - 21:02
Lajmet

Kryeministri Ramush Haradinaj shkaktoi reagime kur në një emision tha që kosovarët nuk janë myslimanë dhe që rakia është traditë e vendlindjes së tij. Haradinaj tha që në Kosovë më parë të gjithë kanë qenë katolikë.

Sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë në vendlindjen e të parit të ekzekutivit janë vetëm 408 katolikë dhe 2 të pa fe. Ndërsa nga 40,019 banorë sa janë gjithsejtë, 39,343 janë mysliman.

Por, në këtë komunë janë edhe 11 ortodoks, ndërsa 100 banorë të tjerë preferojnë të mos deklarohen fare për përkatësinë fetare.

Ndërkaq, në gjithë Kosovën nga numri i përgjithshëm i banorëve 1.6 milionë janë myslimanë, 38 mijë janë katolikë dhe 25 mijë banorë janë ortodoks.

Image