Nasim Haradinaj: Anton Çuni ka hy vonë në luftë, ka luajt “filma kauboj”

Aktuale April 20, 2018 - 18:16
Detajet

Nasim Haradinaj nënkryetar i OVL-të UÇK-së thotë se Anton Quni ka shkuar vonë në betejën e Koshares. Sipas tij, pavarësisht kohës kur ka ardhur për luftë e respekton.

“Antoni ka ardhë vonë , Antoni ka luajt filma kauboj atje, bile edhe pseudonimin e ka pasë “llakilluk”. Kështu që vonë u hi Antoni në luftë. Ai ka hy në luftë me 9 prill, me shoqëri  i mirë ka qenë, korrekt”, tha Haradinaj.

Këto komente i bëri në emisionin “Fakt Plus” në Tribuna Channel, ku tha se me këto ndarje nuk përfiton askush.

“Nëse fillojmë me nda na këtu FARK, LPK, LKÇK, LDK  duhet me e nda edhe në bazë fetare katolik, mysliman, protestant që është diçka që shkon në dëmin e të gjithë neve dhe nuk fiton askush”, shtoi Haradinaj.