Ambasadori turk në BE: Kosova bashkëpunoi me Turqinë për ekstradimin e gylenistëve

Aktuale April 20, 2018 - 16:16

Ambasadori i Turqisë në BE Faruk Kaymakci në një intervistë për euractiv ka thënë se Komisioni Europian ka qenë I padrejtë ndaj Turqisë në raportin e fundit duke I favorizuar vendet e Ballkanit dhe duke injoruar vështirësitë si dhe duke dështuar ti ofrojë perspektivë të qartë të anëtarësimit Ankaraësë.

Ai ka thënë se raporti ka probleme dhe njëri prej tyre është dallimi që i bëhet Turqisë me Balkanin Perëndimor.

“Në fakt, nuk ekziston Ballkani Perëndimor, çfarë është Ballkani Jugor, çka është Ballkani Perëndimor. Nuk ka definicion të tillë. Nëse flisni për vendet kandidate janë vetëm 5 dhe dy kanidate potenciale. Njëra nga to madje as nuk është e njohur nga të gjitha vendet anëtare (Kosova)”, ka Kaymakci.

Dipplomati turk ka folur edhe për ekstradimin e gylenistëve nga Kosova në Turqi. Ai ka theksuar se ata nuk janë kidnapuar.

“Turqia ka sundim të ligjit, ndjekia dhe kidnapimi nuk janë fjalë korrekte. Turqia është duke kërkuar nga të gjithë shtetet ku kriminelët e FETO’s janë që të na I ekstradojnë.

Por cfarë ndodhi në Kosovë?

“Ne i kërkuam autoriteteve të Kosovës që të na I ekstradojë dhe kjo është kjo” ka thënë ai.

Pra kjo ndodhi në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës?

“Natyrisht me autoritetet e Kosovës“ ka thënë Kaymakci