Hoxhaj: Raporti i progresit, e konfirmon liberalizimin e vizave

Aktuale April 20, 2018 - 13:47
Zëvendëskryeministri Hoxhaj flet për liberalizimin e vizave

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj duke folur në emër të Qeverisë së Kosovës, në seancën e sotme plenare tha se Raporti i Progresit i BE-së për Kosovën konfirmon lajmin e shumë pritur nga qytetarët e Kosovës për liberalizim të vizave raporton “Zëri.info”,.

“Ky raport e konfirmon lajmin e shumë pritur nga qytetarët për liberalizim të vizave edhe pse ky proces nuk është punë kryesore e këtij raporti. Këtu ka një paragraf i cili thotë që ‘fal kalimit të demarkacionit dhe përmisimin në luftën kundër krimit dhe korrupsionit Kosova ka një vlerësim pozitiv sa i takon liberalizimit të vizave”, theksoi Hoxhaj.

LEXO EDHE: 'Raporti i Progresit e vlerëson Kosovën si “e dobët”, dhe “në hapat e parë”'

Sipas Hoxhaj ky raport është objektiv dhe realitet i gjendjes së Kosovës.

 

“Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën është një vlerësim edhe objektiv edhe real i gjendjes në të cilën është Kosova, në analizë ky raport përmend edhe progres por edhe ngecje në fusha të caktuara”, tha ai.

 

Gjithashtu mes tjerash Hoxhaj tha se së shpejti në Kosovë do të vijë një ekip nga BE-ja që do të shkruaj një raport shtesë për Kosovën sa i përket liberalizimit, dhe po ashtu sipas tij BE-ja është e vendosur që ta mbështet  Kosovën në këtë proces.

 

“Pas 10-12 ditësh do të ketë një ekpi nga BE-ja që do të vijë në Kosovë, ata do të shkruajnë një raport shtesë dhe do të ofrojnë një pamje të plotë për atë se ku jemi në procesin e liberalizimit të vizave, por ajo që mund të ju them është që për institucionet e BE-së ka një vendosmëri të plotë që ta mbështesin Kosovën për liberalizim të vizave në vendet e zonës Shengen”, tha Hoxhaj.