Të mërkurën tryezë e përbashkët e partive, diskutohet për zgjedhjet

Aktuale April 20, 2018 - 11:14
Lexo detajet

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti ka bërë të ditur se sot do t’u dërgohen ftesat partive politike, për të marrë pjesë në tryezën e përbashkët e cila do të mbahet të mërkurën, raporton ”Zëri.info”.

Hoti me këtë rast ka thënë se tashmë kanë marrë konfirmimin e pjesës dërrmuese të partive për të marrë pjesë në këtë tryezë.

“Ne duhet t’i lëmë anash rivalitetet. Ne sot i dërgojmë ftesat te të gjitha partitë politike, për tryezën që do të mbahet të mërkurën në kuvendin e Kosovës. Tanimë e kemi konfirmimin e shumicës së partive”, ka deklaruar ai, raporton tutje “Zëri.info”.

Hoti me këtë rast ka njoftuar se në këtë tryezë ndër të tjera do të diskutohet edhe për zgjedhjet e parakohshme.

E në rast se dështon një iniciativë e tillë, Hoti ka thënë se LDK do të nisë procedurat për ngritjen e mocionit./Zeri/