Zemaj: Sa më shpejt vendin ta çojmë në zgjedhje

Aktuale April 19, 2018 - 22:25

Armend Zemaj nga LDK-ja ka thënë që është krijuar një mendim që në këtë parti është e vështirë të depërtojë një i ri në krahasim me sipas tij “baballarët” e partisë.

“Ajo çka dominon në këtë parti është se njerëzit që janë qëndrestarë në LDK e kanë fatin e mirë dhe vështirë ikin dhe bashkërendimi me këto gjenerata pavarësisht moshës të bën të ndihesh në botën e tyre”.

Zemaj në një intervistë në Zona e Debatit në Klan Kosova ka thënë se kjo parti është mjaft e ndikuar nga e kaluara.

“E kaluara e ka treguar që dy grupe politike LDK dhe PDK janë në sipërfaqe akoma dhe kjo e ka vënë në pah një element të ri brenda LDK-së”.
“Besojmë që në kuadër të saj duhet ta gjejmë strukturën dhe sa më shpejt vendin ta çojmë në zgjedhje”.

“Besoj që për dallim prej subjekteve tjera ajo çka e dallon LDK-në është edhe ngërthimi i gjeneratave edhe pse përceptimi e bën një dallim grupor prej njerëzve që janë fuqizuar në LDK”.