A është kthyer Lista Serbe në Qeveri?

Aktuale April 19, 2018 - 17:10
Lexo detajet

Lista Srpska ka deklaruar daljen nga Qeveria dhe pozicionimin në opozitë, megjithatë ministrat serbë po vazhdojnë punën e tyre në institucione. Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo, bashkë me ambasadorë të huaj, ka vizituar fermerët e Junikut.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo bashkë me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë, Greg Delaëie dhe Ambasadorin e Hungarisë, László Markusz kanë vizituar fermerët e Komunës së Junikut, me ç ‘rast kanë parë për së afërmi investimet  e bëra në këtë komunë nga MBPZHR-ja dhe USAID-i.

Me këtë rast, ministri i MBPZHR-së, Nenad Rikalo, vlerësoi se projektet e përbashkëta të ministrisë me USAID-in kanë dhënë rezultate të mira dhe shfaqi gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm, në veçanti në investimet për zgjerimin e veprimtarive bujqësore në vend, transmeton Indeksonline.

Ministri Rikalo falënderoi ambasadorin amerikan për mbështetjen që Qeveria e SHBA-ve i ka dhëne Kosovës në të gjitha fushat, e me fokus të veçantë në bujqësi dhe zhvillim rural. Po ashtu, ai shprehu falënderim edhe për mbështetjen e shtetit hungarez për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë.

Ndryshe, me investimet e bëra në komunën e Junikut, MBPZHR- ja dhe USAID-i përmes granteve investive kanë arritur që të ngrisin sisteme intensive të kultivimit të kulturës së qershisë.

Duhet shtuar se pas arrestimit që iu bë drejtori të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq, Lista Serb pati bërë publike largimin nga Qeveria e Kosovës. Që prej datës 26 mars Lista Serbe kishte ngrirë punimet në Qeverinë e Kosovës.Image