Dita e zëvendësministrave, emërohet një zëvendësministër tjetër në Qeverinë ‘Haradinaj’

Aktuale April 19, 2018 - 15:32
Kryeministri Ramush Haradinaj emëron dy zëvendësministra brenda ditës

Kryeministri Haradinaj sot ka emëruar edhe një zëvendësministër të ri, raporton "Zeri.info".

Bëhet fjalë për Mevludin Krasniqin, i cili është emëruar zëvendësministër i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, raporton portali “Zeri.info”.

Krasniqi gjatë mandatit të kaluar të Qeverisë ka qenë zëvendësministër i Shëndetësisë dhe më pas kishte kaluar në pozitën e zëvendësministrit të Arsimit.

Krasniqi është dërguar nga PDK-ja në pozitën e zëvendësministrit, ku këtë ministri e udhëheq Nenad Rikallo nga Lista Serbe.

LEXO EDHE: Shtohet edhe një zëvendësministër

Përndryshe, “Zeri.info” ka raportuar sot në mëngjes se në pozitën e zëvendësministrit të Tregtisë është emëruar po ashtu Bekim Jupa nga PDK.

Qeveria e Kosovës ka 21 ministri dhe rreth 80 zëvendësministra.

Më poshtë mund ta gjeni vendimin në lidhje me emërimin e Krasniqit në pozitën e zëvendësministrit. /Zëri/

Image

Image