Tregtia me certifikata të veteranëve – Flet Xhavit Haliti

Aktuale April 19, 2018 - 13:39
Lexo detajet

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës,  Xhavit Haliti përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, e ka mohuar se është i përfshirë në tregti me certifikate të veteranit të UÇK-së, transmeton “Zëri.info”.

Haliti ka thënë se nuk ka dëgjuar të flitet për këtë. Ai po ashtu ka ftuar Prokurorinë që të sqarohet nëse ka pasur keqpërdorime të tilla.

Postimi i plotë i Halitit:

S' jam i implekuar në tregtinë me certifikata të veteranit të UÇK-së

Dje (e mërkurë), disa media kanë raportuar sikur qenkam i implikuar në rastin e tregtisë me certifikata të veteranit të UÇK-së.

Ky raportim nuk ka të bëjë asgjë me të vërtetën faktike. 

Personat që përfliten në këtë rast, për mua janë thjeshtë të panjohur. Për ta nuk kam dëgjuar asnjëherë më parë.

Ftoj publikisht edhe prokurorinë që të deklarohet për këtë rast dhe të bëjë sqarimet e nevojshme.

Duke e çmuar seriozitetin e çështjes, i bëj thirrje prokurorisë që të hetojë pa përjashtim çdo rast që ndërlidhet me keqpërdorime rreth certifikatës së veteranit të UÇK-së.
XHH