Këtë nismë e miratoi sot Qeveria në mbledhje

Aktuale April 19, 2018 - 09:50
Lexo detajet

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së sotme ka miratuar nismën për negocimin e marrëveshjes për punën fitimprurëse të anëtarëve të familjeve në misione diplomatike.

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka thënë se deri më tani marrëveshje të tilla janë nënshkruar me disa shtete si SHBA, Britani, Kroacia etj

Sipas tij, kjo marrëveshje ka për qëllim ofrimin e një pune fitimprurëse për anëtarët e familjeve të një misioni diplomatik apo konsullor.