Haradinaj tregon se çka ndodhi në darkën me Mogherinin dhe me homologët ballkanas

Aktuale April 18, 2018 - 21:03
Haradinaj jep detaje për darkën me Mogherinin dhe me homologët ballkanas

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me të gjithë homologët e tij të Ballkanit Perëndimor kanë zhvilluar një darkë pune me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë dhe Zv. Presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, raporton “Zeri.info”.

Në këtë takim të pranishëm ishin, kryeministri Maqedonisë, Zoran Zaev, ai I Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq si dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq.

Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se Kosova ka shënuar progres në shumë procese të rëndësishme dhe se sipas e nevojshme është integrimi i Kosovës në familjen evropiane, transmeton “Zeri.info”.

Postimi i plotë pa ndërhyrje i kryeministrit Haradinaj:

Darkë pune e Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor me Federica Mogherinin, Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë.

Kosova ka shënuar progres në shumë procese të rëndësishme, të nevojshme për integrimin e vendit në familjen europiane dhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve të saj.

Është një proces i gjatë për të cilin jemi të përkushtuar si Qeveri, andaj është e rëndësishme që kjo të vlerësohet dhe Kosova duhet ta marrë liberalizimin e vizave.

Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe me të drejtë pret që çështja e vizave të jetë çështje javësh.

Image

Image