Bytyqi: Na duhet plan për kthimin e studentëve nga Amerika

Aktuale April 18, 2018 - 19:04
Ministri Shyqiri Bytyqi kërkon një plan për studentët që kthehen nga Amerika

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka kërkuar që të përpilohet një plan për të gjithë studentët që studiojnë në Amerikë e që kthehen në Kosovë, raporton “Zeri.info”.

Ai këto komente i bëri në hapjen e panairit të universiteteve amerikane në Kosovë, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

“Kosova ka studentë të mirë, të cilëve duhet t’u krijojmë kushtet që të arrijnë sukseset e dëshiruara dhe vet interesimi i studentëve për të marrë dije në institucionet prestigjioze amerikane tregon se kemi studentë të mirë dhe të rinj të jashtëzakonshëm të cilëve duhet tu jepet mundësia në Kosovë dhe kudo që ata dëshirojnë të studiojnë”, ka shkruar Bytyqi në një status në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, përcjell “Zeri.info”.

Postimi i plotë i ministrit Bytyqi pa ndërhyrje:

Së bashku me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie morëm pjesë në hapjen e panairit të universiteteve amerikane në Kosovë, të cilat po shpalosin programet e tyre studimore për tu ofruar informacione studentëve të interesuar për të vijuar studimet në universitetet amerikane.

Me këtë rast dua të falënderojë ShBA-të të cilat në kuadër të bashkëpunimit reciprok vazhdimisht po na ndihmojnë në zhvillimin e arsimit, veçanërisht në çështjen e mobilitetit të studentëve dhe të profesorëve.

Gjithashtu dua të falënderojë edhe universitetet amerikane të cilat janë të gatshme gjithmonë të pranojnë studentët tanë. Ajo çka më bëri përshtypje dhe që është më e rëndësishmja është entuziazmi i të rinjve tanë, interesimi i madh i tyre, por edhe gatishmëria e universiteteve për ti pranuar ata.

Kosova ka studentë të mirë, të cilëve duhet t’u krijojmë kushtet që të arrijnë sukseset e dëshiruara dhe vet interesimi i studentëve për të marrë dije në institucionet prestigjioze amerikane tregon se kemi studentë të mirë dhe të rinjë të jashtëzakonshëm të cilëve duhet tu jepet mundësia në Kosovë dhe kudo që ata dëshirojnë të studiojnë.

Image

Image

Image