''Zoti e mallkoftë Hashim Thaçin e Agim Çekun''

Aktuale April 18, 2018 - 17:28
''Shpërthen'' ish-eprori i UÇK-së

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Preteni ka thënë sot se fajtor për listat e veteranëve të luftës të cilat dyshohen se janë shtuar pa bazë, janë Hashim Thaçi dhe Agim Çeku.

Në një shkrim në profilin zyrtar në rrjetin social "Facebook", Preteni ka deklaruar se listat reale të ish-anëtarëve të UÇK-së janë paraqitur nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM). IOM, pas luftës në Kosovë ishte angazhuar në një numër të madh projektesh e hulumtimesh.

Por, procesi i verifikimit të veteranëve të luftës pas pavarësisë, sipas Pretenit, kishte qenë “tendencioz e politik”

“Hashim Thaqi dhe Agim Qeku. Listat reale janë të IOM-i, Organizatat e dalura nga lufta i kanë pranuar nga TMK-ja. I gjithë procesi pas pavarësisë është tendencioz dhe politik, vendosesh në listë dhe i voton komandantët mjeranë që na gërditën lirinë. Zoti i mallkofte për jetë e mot”, ka shkruar Preteni.

Këtë të mërkurë, një prokuror i EULEX-it ka ngritur aktakuzë ndaj disa personave për vepra të ndryshme penale, përfshirë mashtrimin me lista të veteranëve.