'Kosova fiton ulësen në OKB, serbët fitojnë Asociacionin'

Aktuale April 18, 2018 - 13:03
Lexo detajet

Lideri i partisë “Serbia e Re”, Velimir Iliq tha, duke cituar burime të besueshme diplomatike, se kancelarja gjermane Angela Merkel i tha presidentit serb Aleksandar Vuciq se Beogradi dhe Prishtina duhet të nënshkruajnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve në janar 2019, me qëllim që të përmbushen të gjitha kushtet, që Serbia të anëtarësohet në BE në vitin 2025, raporton Danas, transmeton “Zëri.info”.

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, Kosova do të marrë liberalizimin e vizave dhe do të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, ndërsa Beogradi duhet të heqë dorë nga kërkesa që Kosova të jetë territori i Serbisë përmes një ndryshimi në Kushtetutën e Serbisë, tha Iliq.

Nga ana tjetër, sipas tij, Qeveria e Kosovës detyrohet të sigurojë integrimin e bashkësisë serbe, të themelojë AKS-në sipas Kushtetutës së Kosovës por me kompetenca ekzekutive, transmeton tutje "Zëri.info". 

Sipas Iliqit, nëse Serbia nuk i pranon këto kushte, BE do të shqyrtojë ndryshimin e marrëdhënieve me Serbinë në një lidhje të brishtë tregtare dhe të ngrijë zgjerimin e do ta mbajë të drejtën që Kosovës t’ia lejojë bashkimin me Shqipërinë e me këtë rast veriu do t’i takonte Serbisë.

“Ky është dorëzim i Kosovës për ç’gjë është arritur marrëveshja”, ka thënë Iliq duke pyetur kush e ka autorizuar për këtë Vuçiqin. /Zëri/