Në mungesë të Haradinajt, shtyhet debati për kufirin me Malin e Zi

Aktuale April 18, 2018 - 12:32
Lexo detajet

Deputetët e Kuvendit të Kosovës  gjatë ditës së sotme kanë shtynë për një seancë debatin parlamentar, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me të gjeturat e raportit të Komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror me Malin e Zi, raporton “Zëri.info”.

Kjo shtyrje erdhi pasi që propozuesit e  këtij debati(Lëvizja Vetëvendosje), kërkuan që në mungesë të kryeministrit Haradinaj, debati të shtyhet.

“Kryeministri sërish nuk është këtu dhe ky debat nuk do të mund të mbahet pa kryeministrin”, tha shefi i Grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca.

LEXO EDHE: Haradinaj përsëri nuk merr pjesë në seancë

Ai tha se nevojitet një Komision hetimor parlamentar për demarkacionin, edhe pse sipas tij, tashmë lënda për demarkacionin ka kaluar në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërsa këtë gjë e miratoi kryesuesi i Kuvendit, Xhavit Haliti i cili tha se ky debat mund të futet sërish në rend dite në ndonjë seancë tjetër./ZERI