Haradinaj përsëri nuk merr pjesë në seancë

Aktuale April 18, 2018 - 12:13
Lexo detajet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ministrat e kabinetit qeveritar po vazhdojnë të neglizhojnë seancat parlamentare të Kuvendit të Kosovës raporton “Zëri.info”.

Ashtu sikur dje, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po vazhdon të mungoj në këtë seancë, duke marrë përsëri kritika nga deputetët opozitar.

LEXO EDHE: Haradinaj sot në Shkup takohet me Mogherinin dhe Hahn

Përderisa në Kuvend po diskutohet për skandalet me mish të prishur në Kosovë, përfaqësues qeveritar nuk po marrin pjesë.

Këtë gjë e ka kritikuar deputeti Arbër Rexhaj nga LVV-ja i cili me të filluar fjalën e tij në seancën e sotme, tha se është për keqardhje që në një debat të tillë të mungoj kryeministri dhe ministrat e kabinetit qeveritar./ZERI