Haradinaj sot në Shkup takohet me Mogherinin dhe Hahn
Aktuale
April 18, 2018 - 12:00
Lexo detajet
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot do të qëndrojë në Maqedoni ku do të marrë pjesë në Samitin e parë digjital të Ballkanit Perëndimor.
Siç transmeton Zhurnal, në agjendën e sotme të kryeministrit Haradinaj është përfshirë dhe një takim i tij me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian Federica Mogherini si dhe komisionerin Evropian Johannes Hahn.
Ky Samit do të bëjë bashkë kryeministrat dhe ministrat përgjegjës për agjendën digjitale nga Ballkani Perëndimor, pjesëmarrësit e Procesit të Berlinit nga Bashkimi Europian, përfaqësuesit e Komisionit Europian, RCC, përfaqësuesit e Industrisë së Informacionit dhe të Teknologjisë së Informacionit, Komuniteti Akademik, të rinjtë e pjesëmarrës të tjerë.