'Në Raportin e KE-së nuk ka afat për marrëveshjen Beograd-Prishtinë'

Aktuale April 18, 2018 - 11:15
Lexo detajet

Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrizi ka thënë se në raportin vjetor të Komisionit Evropian nuk përmendet ndonjë afatet për arritjen e një marrëveshje ligjërisht detyruese në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

“Raporti nuk përmend ndonjë afat, vetëm është shtysë për të ecur përpara në procesin e negociatave për të arritur një marrëveshje të plotë,” tha ai dje  në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministren serbe, Ana Brnabiq, transmeton Klan Kosova.

Në vërejtjen e e kryeministres Ana Brnabiq se raporti njeh progresin e Prishtinës në krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por jo faktin që Serbia ka miratuar strategjinë prokuroriale për krimet e luftës dhe ndryshimet kushtetuese, e që janë bërë pas datës raportuese, Fabrizi ka thënë se është e mundur që ka pasur lëshime.

Ai shpjegoi se ky raport mbulon periudhën nga nëntori 2016 deri në fund të shkurtit të këtij viti dhe është rezultat i disa muajve të punës së qindra njerëzve në Bruksel dhe Beograd.