Mogherini në Tiranë, zbardhet axhenda e takimeve

Aktuale April 17, 2018 - 23:33

Shefja për Politikë të Jashtme në Bashkimin Europian, Federika Mogherini,  ka mbërritur në Tiranë, ndërsa do të darkojë me kryeministrin Edi Rama.

Takimet e saj zyrtare do të zhvillohen gjatë ditës së nesërme, ku në orën 11:00, ajo do të ketë një konferencë shtypi me kreun e qeverisë.

Ndërkohë, kryediplomatja e BE-së do të ketë takime me Presidentin e Republikës, Ilir Meta në orën 09:20.

Po ashtu do të ketë dhe një takim me kryetarin e Partisë Demokratike,  Lulzim Basha.

Në këtë takim, do të jetë e pranishme edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. /Tetovasot/