Haxhiu: LDK, PDK dhe AAK nuk dallojnë nga njëra tjetra

Aktuale April 17, 2018 - 21:47
Lexo detajet

Deputetja e lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu përmes rrjetit social “Facebook”, ka reaguar ndaj kërkesës së Lidhjes Demokratike të Kosovës që kishte bërë seancën e djeshme në lidhje me shkarkimin e të gjithë ministrave që kanë aktakuza të ngritura për korrupsion, shkruan “Zëri.info”.

Haxhiu thotë se tani kur Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj kryetarit të Istogut, Haki Rugova i cili vjen nga LDK, sipas saj tregon që ky subjekt politik ka dy kryetar komunash që kanë aktakuza për korrupsion.

Ajo po ashtu ka përmendur aktakuzat për korrupsion ndaj zyrtarëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, e që sipas këto aktakuza dëshmojnë se këto parti nuk dallojnë fare nga njëra tjera.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Seancën e djeshme, LDK e nisi me kërkesën që ata ministra që kanë aktakuza për korrupsion, të shkarkohen! Shumë mirë!

Pasdite, Prokuroria ngriti aktakuzë kundër Haki Rugovës. LDK ka dy kryetarë komunash që kanë aktakuza për korrupsion, madje edhe deputetë! Dosjet e korrupsionit gjatë qeverisjes së LDK-së në Prishtinë, janë dëshmi e madhe se kundërkorrupsioni i LDK-së është veq fjalë!

Këto aktakuzat për korrupsion, ndaj zyrtarëve të PDK, LDK, AAK etj dëshmojnë që këto parti nuk dallojnë fare nga tjetra!

Shfrytëzimi i pushtetit për pasurim të vetes e familjarëve të tyre, është prioritet i tyre. Andaj këta nuk e luftojnë korrupsionin!