Thaçi flet për propozimin e KE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Aktuale April 17, 2018 - 18:10
Lajmet

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, është shprehuri kënaqur në lidhje me propozimin e KE për hapjen e negociatave me Shqipërinë për anëtarësimin në BE, shkruan “Zëri.Info”.

Thaçi përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, për këtë të arritur ka përgëzuar qytetarët e Shqipërisë e po ashtu presidentin Meta dhe kryeministrin Edi Rama.

Ky është statusi i plotë i Thaçit:

I gëzohem propozimit të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Për këtë të arritur i përgëzoj qytetarët e Shqipërisë, presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, për reformat dhe qeverisjen e mirë. Zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe integrimi i tërë Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane janë rruga e duhur për të rritur stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan. E përshëndes, po ashtu, edhe propozimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Maqedoninë. Ky vendim i tyre e forcon perspektivën evropiane për tërë rajonin tonë. HTH