Juncker paralajmëron për Ballkanin Perëndimor

Aktuale April 17, 2018 - 14:13
Ky është paraljmërimi i presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker


'Nëse i largojmë këto shtete nga perspektiva e BE-së, do t’i përjetojmë përsëri ngjarjet që i përjetuam në vitet 1990. Nuk dua që Ballkani Perëndimor të kthehet përsëri në luftë”

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, është shprehur se shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të largohen nga perspektiva e BE-së, dhe paralajmëroi se ne të kundërtën paraqitet rreziku i kthimit në vitet 1990, raporton Anadolu Agency (AA).

Juncker mbajti një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit Evropian (PE), e cila po vazhdon në Strazburg.

Pas fjalimit të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në Asamblenë e Përgjithshme, fjalën e mori Juncker, i cili vlerësoi fjalët e Macron-it për të ardhmen e BE-së dhe për “sovranitetin evropian”.

LEXO EDHE: Macron kundërshton zgjerimin e BE-së me anëtarë të rinj

Duke rikujtuar se BE në vitin 2003 ka dhënë premtime për shtetet e Ballkanit si perspektiva e së ardhmes, Juncker thotë se “Unë nuk jam naiv, jam në dijeni të problemeve. Jam në dijeni të përpjekjeve që duhet të tregojnë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Nëse i largojmë këto shtete nga perspektiva e BE-së, do t’i përjetojmë përsëri ngjarjet që i përjetuam në vitet 1990. Nuk dua që Ballkani Perëndimor të kthehet përsëri në luftë”.

Duke iu drejtuar Macronit me fjalët “Franca e vërtetë u rikthye”, Juncker thotë se është i kënaqur nga afrimi i Gjermanisë dhe të Francës.

“Por BE-ja nuk përbëhet vetëm nga Franca dhe Gjermania. BE-ja ka 28 anëtarë. Nesër do të bëhemi 27 (Brexit). Në mënyrë që ky motor të vazhdojë të punojë, nevojitet bashkëpunimi edhe me të tjerët”.

Shtetet si Serbia dhe Mali i Zi nga Ballkani Perëndimor po i vazhdojnë negociatat për anëtarësim në BE.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini në muajin shkurt kishte prezantuar strategjinë për Ballkanin Perëndimor, ku kishte theksuar se “Viti 2025 nuk është datë e anëtarësimit, por një perspektivë e vërtetë për Ballkanin”.