Përgjigja e O'Connell në pyetjen - ''A bëhet mirë najher n’këtë vend?''

Aktuale April 17, 2018 - 12:07
Ja çfarë thotë ai

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell ka filluar sesionin e zakonshëm me pyetje-përgjigje në llogarinë e tij në Facebook.

O’Connell i është përgjigjur shumë pyetjeve të qytetarëve lidhur me politikat vendore dhe politikat e Britanisë së Madhe kundrejt Kosovës

Një ndër komentuesit ka pasur një pyetje të thjeshtë për ambasadorin, duke e pyetur “a bahët mirë najherë n’këtë vend?”.

Ndërsa, ambasadori brenda pak minutash ia ka kthyer përgjigjen qytetarit.
“Vetëm me punë dhe angazhimin e qytetarëve të Kosovës – unë besoj në fuqinë e tyre”, ka shkruar ai.

O’Connell iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve kosovarë deri në orën 12:00. 

Image