Aktuale

Ahmetaj: Kosova duhet ta avancojë procesin e integrimeve

Ahmetaj: Kosova duhet ta avancojë procesin e integrimeve
16 prill 2018 • 23 : 23

Lexo detajet

Ish-ministrja e Integrimit Europian, Mimoza Ahmetaj, ka thënë se Raporti i Progresit do t’i evidentojë të arriturat dhe sfidat që e presin Kosovën. Ajo ka theksuar se në këtë raport do të kërkohet angazhim nga secili institucion për ta implementuar agjendën europiane.

Në një intervistë për Epokën e Re, Ahmetaj ka pohuar se Kosova duhet ta vazhdojë luftimin e krimit dhe korrupsionit, reformat në drejtësi, si dhe reformat në administratën publike..

Sipas saj, fokus kryesor i institucioneve duhet të jetë avancimi i procesit integrues, Ahmetaj ka vlerësuar se demarkacioni me Malin e Zi ka qenë mësim për të gjithë se sa i rëndësishëm është konsensusi politik në agjendën europiane.

Ajo ka shprehur optimizëm se gjatë këtij viti qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në vendet e BE’së.

© zëri.info