Haradinaj për dëshmorët: Jeni udhërrëfyes brezash

Aktuale April 16, 2018 - 20:21
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar dëshmorët e rënë para 19 viteve në Dukagjin.

Haradinaj mori pjesë në akademinë përkujtimore që u mbajt sot në Pejë, por nuk ka mbajtur fjalim.

Në mesin e të rënëve është edhe vëllai i tij, Shkëlzen Haradinaj.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

“Jeni udhërrëfyes brezash, Fatmir, Hasim, Luan e Shkëlzen. Ju e arritët pavdekësinë e neve na mbetet ta jetësojmë një shtet të fortë që na bën krenarë. Pushoni të qetë”, ka shkruar Haradinaj.